Anzhi vihet pas Gerrard dhe Lampard
Moskë, 19 shtator - Anzhi duhet thënë se është futur bindshëm në merkato. Pasi blerjes së Eto`o dhe zërave që qarkullojnë për Cristiano Ronaldon, klubi i Daghestan sipas mediave angleze është i gatshëm për çmendurinë e radhës.
Bëhet fjalë për dy yjet e futbollit anglez, Gerrard dhe Lampard, të cilët kërkohen të jenë pjesë e ekipit rus.
Me sa bëhet e ditur për dy mesfushorët anglez, që aktualisht janë në radhët e Chelsea dhe Liverpool, është gati një kontratë e majme prej 15 milion eurosh për secilin.
Tashmë duket se ekipi rus i Anzhit po mendon seriozisht për të rrëmbyer këto dy lojtarë mjaftë të rëndësishëm të kombëtares angleze.