Anzhi transferon Etoo
Moskë, 24 gusht - Klubi rus Anzhi Makhachkala ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e sulmuesit Samuel Etoo.
Kamerunasi do tu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratë trevjeçare, e cila do tu japë fund thashethemeve lidhur me të ardhmen e 30-vjeçarit.
Është arritur një marrëveshje në mes të Anzhit dhe Interit për transferimin e Samuel Eto'o, shkruan në komunikatën e klubit rus.
Edhe pse nuk janë dhënë detaje në lidhje me shumën e transferimit, besohet se kamerunasi është shitur për 27-30 milionë euro.