01 Janar 2025

Anzhi synon nivelin e Barcelonës dhe Realit

Moskë, 7 tetor - Skuadra ruse Anzhi e cila është pronë e miliarderit Sulejman Kerimov, në një të ardhme të afërt mendojnë të sjellin në radhët e tyre emrat më të mëdhenj të futbollit në ditët e sotme.

Të paktën kështu ka deklaruar ish anësori i majtë i Real Madridit, braziliani Roberto Carlos, që tashmë është pjesë e njërës nga skuadrat më të përforcuara në botën e futbollit në botë.

\"Do të doja ta transferonim Cristiano Ronaldon. Kam biseduar edhe me futbollistin e Santosit, Naymar edhe pse për të në bisedime janë të angazhuara edhe Real Madrid dhe Barcelona që ta marrin në radhët e tyre\", ka thënë Carlos.

Gjithashtu ai ka përmenduar si synim të skuadrës Anzhi edhe trajnerin portugez Jose Mourinho.

\"Dhe jo vetëm atë. Kemi provuar të bisedojm edhe me trajner të tjerë të klasit në mënyrë që Anzhi të jetë në një nivel me skuadrën e Barcelonës apo Realit\", ka thënë Carlos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)