Anzhi ofron 80 milion euro për Samuel Eto`o
Moskë, 9 gusht - Klubi Rus, Anzhi është i gatshëm që të transferojë sulmuesin e Interit, Samuel Eto`o për një shumë marramendëse prej 80 milion eurosh.Këtë gjë e ka bërë të ditur shtypi rus edhe ai italian.
E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport raporton se drejtuesit e Anzhit janë në Itali për të biseduar me drejtuesit e interit rreth transferimit të Eto`o.
Anzhi do t′i ofrojë Eto`o tre vite kontratë ku do të përfitonte 20 milion euro në sezon.
Eto`o kohët e fundit ka pasur probleme me trajnerin Gasperini dhe me drejtuesit e klubit zikaltër.Ai i ka kërkuar klubit për një kontratë të re pasi kontrata e tij për fundon në fund të 2012.