11 Janar 2025

Anzhi ofron 70 milionë euro për Rooneyn

Moskë, 27 tetor - Anzhi vazhdon të befasoj me transferime. Klubi rus, pas çmendurisë që bëri për sulmuesi, Samuel Eto’o, ka vendosur të hidhet në sulm për një tjetër yll të futbollit botëror, pikërisht sulmuesin anglez, Wayne Rooneyn.

Drejtori sportiv i klubit nga Makhachkala, Roberto Carlos, e ka pranuar interesimin për lojtarin.

“Kush do e refuzonte mundësinë për të pasur Rooneyn në ekip. Ai është një ndër më të mirët në botë dhe është ende i ri në moshë. Do ishte bukur të luante me skuadrën tonë. Të jeni të bindur që pronari i klubit, nëse e dëshiron një futbollist, është i aftë ta blejë atë”, u shpreh Carlos.

I pyetur mbi faktin se po bëhen protagonistë negativë në blerjen e futbollistëve, ai shtoi “Po mundohemi të përmirësojmë imazhin e klubit. Ne nuk bëjmë gjëra të palogjikshme. Por duhet pranuar se në rastin e Rooneyt është normale që ai kushton shumë”.

Media zbulon edhe planet e Anzhit për të pasur shërbimet e sulmuesit anglez. Bëhet fjalë për një shifër prej 70 milionë eurosh për kartonin dhe 20 milionë euro në sezon si pagë. Shifra që askush nuk do i refuzonte, aq më tepër që Wayne ka humbur disi edhe statusin e liderit te Manchester Unitedit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)