Anzhi ofron 101 milion euro për Hulk
Moskë, 17 nëntor - Pas blerjes së kamerunasit Samuel Eto′o verën që lamë pas nga Anzhi Makhachkhala, mund të arrijë një tjetër transferim në muajt në vijim.
Objektivi i ri i presidentit Kerimov, duke iu referuar \"talksport\", është braziliani Hulk, që po zhvillon ndeshje shumë të mira me Porton që prej dy vjetësh.
Klauzola e lojtarit është 101 milion euro, dhe manjati çeçen është i gatshëm të derdhë në arkat e klubit luzitan të njëjtën shifër që në merkaton e janarit.