22 Prill 2025

Anzhi cakton Roberto Carlosin si trajner

Prishtinë, 29 shtator - Anzhi Makhachkala i ka thënë mbrojtësit Roberto Carlos edhe rolin e trajnerit, pasi Gadzhi Gadzhiyev u shkarkua nga ky post.

65-vjeçari drejtoi ekipin në pozitën e 11-të të Ligës Premier të Rusisë sezonin e kaluar, por pavarësisht nënshkrimeve të bujshme të verës me lojtarë si Samuel Eto\'o, Yuri Zhirkov dhe Balazs Dzsudzsak, ata kanë rënë në pozitën e shtatë pas vetëm një fitoreje në gjashtë ndeshjet e fundit.

Si rezultat, kryetari i bordit Suleyman Kerimov ia ka dhënë detyrën e trajnerit veteranit brazilian me Andrey Gordeev që do të jetë asistent i tij. Carlos 38-vjeçar, po ashtu do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe si lojtar.

Carlos pritet të jetë vetëm një caktim i përkohshëm, pasi klubi rus është lidhur me disa prej emrave të mëdhenj të futbollit evropian, si Guus Hiddink, Fabio Capello dhe Jose Mourinho. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)