Anzhi, 32 milionë për Lavezzin
Orët e fundit flitet se synimi kryesor klubit rus është sulmuesi argjentinas i Napolit, Ezequiel Lavezzi.
Për El Pocho, sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit moskovit kanë gati një kontratë në të cilën ofrohet paga sezonale prej 6 milionë eurosh (shifër praktikisht e trefishuar me atë çka merr aktualisht lojtari).
Në krahun tjetër për presidentin de Laurentis dhe vetë klubin e Napolit rustë kanë gati shifrën e kërkuar prej 32 milionë eurosh, ashtu siç e përmban dhe klauzola e Lavezzit.