Antonio Nocerino mendon për largimin Milani
Milano, 5 prill - Antonio Nocerino është i pakënaqur me situatën e tij tek Milani.
Pas një sezoni të parë me fanellën kuqezi si protagonist, mesfushori italian e ka parë veten në pankinë në shumicën e takimeve të këtij sezoni dhe tashmë po mendon për largimin nga ekipi i drejtuar nga Allegri.
\"Jam 28 vjeç dhe vitin e ardhshëm luhet botërori. Dua të jem pjesë e kombëtares dhe për këtë arsye duhet të luaj më shumë. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme tani është kualifikimi në Champions League për vitin e ardhshëm\", u shpreh Nocerino.
\"Nëse do të zëmë vendin e dytë ose të tretë do të ishte e mrekullueshme sepse ashtu siç e nisëm sezonin, askush nuk do të vinte bast për ne\", shtoi mesfushori nga Napoli. /