Antonio di Natale i lumtur me kontratën e re
Udineze, 11 korrik - Antonio di Natale është majft i lumtur me kontratën e re te Udinese.
Sulmues italian nënshkroi marrëveshje të re deri në vitin 2015, e cila do ta shohë atë të pensionohet me fanellën bardhezi.
Kurrë nuk kam dyshuar në kontratën time me Presidentin dhe familjen Pozzo. Kjo ishte e rëndësishme për tifozët dhe për Udinen, por po ashtu edhe për mua. Kjo do të jetë kontrata ime e fundit dhe shpresoj tia dal mirë këtu deri në fund.
A do të mund të shënoj golin e 200-të në Serie A? Do të jetë e vështirë. Objektivi im është të jem në formë të mirë fizike dhe psikologjike, ka thënë Di Natale.