19 Prill 2024

Antonio Conte do të prezantohet si trajneri i ri i Tottenham-it

Londër, 2 nëntor - Antonio Conte do të prezantohet sot si trajneri i ri i Tottenham-it pasi klubi londinez njoftoi dje shkarkimin e menaxherit Nuno Espirito Santo.

Sipas BBC-së, drejtuesit e klubit kanë folur me ekspertin italian të hënën pas shkarkimit të Santos pas katër muajsh në stol.

Sipas raportimeve të mediave, sot të dyja palët duhet të nënshkruajnë një kontratë për 18 muaj, pas së cilës Conte do të bëjë stërvitjen e parë me skuadrën e re.

Italiani u largua nga Interi në maj vetëm disa javë pasi fitoi Serinë A.

Ai fitoi Premierligën Angleze dhe Kupën FA me Chelsea-n, por u shkarkua në korrik 2018 pas vitit të dytë zhgënjyes në stol.

Conte gjithashtu udhëhoqi Juventusin nga viti 2011 deri në 2014, dhe fitoi tre tituj në Serie A dhe mori përsipër ekipin kombëtar italian nga viti 2014 deri në 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)