Anthony Martial dëshiron të largohet nga United
Manchester, 27 dhjetor - Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka konfirmuar se sulmuesi i tyre, Anthony Martial dëshiron të largohet gjatë merkatos dimërore.
26-vjecari ka shpreshur dëshirën për largim për shkak të minutave të pakëta qw ka pasur nw fushw. Së fundmi, trajneri, Rangnick ka konfirmuar dëshirën e lojtarit, por thotë që do mbetet në “Old Trafford” nëse nuk ndonjë skuadër të interesuar.
“Anthony dëshiron të largohet. Ai më tregoi se mendon që është koha e duhur për një ndryshim. Aq sa di, nuk ka pasur ndonjë ofertë nga ndonjë klub tjetër. Derisa të mbizoteron kjo situatë, do qëndrojë”, tha ai.
26-vjeçari është nën kontratë në Old Trafford për dy vjet e gjysmë të tjera dhe paga e tij prej 200,000 paund në javë mund të jetë një pengesë në çdo negociatë transferimi.