Anketa, spanjollët nuk e duan Mournho-n
Madrid, 31 maj - Sipas anketës së bërë nga e përditshmja sportive spanjolle Marca, pjesa më e madhe e fansave të skuadrës së Real Madrid, janë kundër angazhimit të Zhose Murinjo.
Trajneri portugez është shumë pranë skuadrës mbretërore, ndërsa prezantimi i tij zyrtar pritet të bëhet të hënën.
Megjithatë vendimi i drejtuesve të Realit, që ish trajneri i Portos dhe Çelzit të ulet në pankinën e tyre nuk është pëlqyer edhe nga fansat e tyre.
Më shumë se 67 për qind e lexuesve të Marca, nuk pajtohen me vendimin që Murinjo të drejtojë këtë skuadër dhe janë të mendimit se paga e portugezit është shumë e madhe.
Fansave të Real Madrid, nuk iu pëlqe loja shumë defanzive të cilën e preferon Murinjo, ndërsa është shumë mirë e njohur se pikërisht me një lojë të tillë, ky me Interin, fitoi edhe Ligën e Kampionëve.
Luzitani është lënë i lirë nga zikaltërit pasi presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka pranuar të paguajë klauzolën e largimit të Special One nga skuadra milaneze.
10 milione euro Reali do ti paguajë në dorë, 3 Interi ia ka borxh për blerjen e Sneijder, ndërsa 3 të tjera do të jepen në rastin më të parë të transferimeve të mundshme të lojtarëve mes dy skuadrave.