29 Maj 2023

Anhel Di Maria largohet nga Juventusi

Torino, 14 maj - Pas një pjese të parë të vitit të kushtëzuar nga probleme të ndryshme fizike dhe ndoshta edhe psikologjike nga mendimi për Botërorin, në muajt e parë të 2023 kemi parë Anhell Di Maria-n në formë të shkëlqyer, i cili në momentin më të vështirë ka marrë për dore Juventus-in me gola dhe asiste.

Pranvera riktheu një Di Maria jo brilant, madje nervoz, të kushtëzuar nga një fazë disi e ngjashme e skuadrës së Allegrit dhe të paaftë për të bërë diferencën. Paraqitjet e fundit kanë shkaktuar mjaft debat. Është rihapur edhe debati për të ardhmen e tij. Juventus-i dëshiron të mbajë Di Maria-n, por gjithçka është e hapur për rinovimin e kontratës, siç thuhet nga Calciomercato.it.

Marrëdhëniet mes palëve janë të shkëlqyera, por ka disa dyshime. Ne duhet të kuptojmë se cilat do të jenë perspektivat e klubit dhe nëse vetë klubi do të shohë te Di Maria vullnetin për të qëndruar. Prandaj nuk është për t’u habitur që ka dyshime për qëndrimin e tij në Torino dhe rrjedhimisht thashetheme të reja për të ardhmen e tij.

Pretenduesit për një lojtar të tillë, siç e dimë, sigurisht që nuk mungojnë. Sipas “Sport Mediaset”, Barcelona, ​​e cila tashmë e kishte ndjekur verën e kaluar, po mendon të rikthehet tek ai. Para se të kthehej në Argjentinë te “Rosario Central”, skuadër që ai e ka treguar gjithmonë si destinacionin e fundit përpara se të mbyllë karrierën e tij, Anhel DI Maria, mund të dëshirojë një aventurë të fundit të madhe në një klub europian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)