Anglia padit Serbinë në UEFA
Londër, 17 tetor - Anglia ka paraqitur Serbinë para Federatës Evropiane të Futbollit për shkak të abuzimeve të dyshuara raciste nga ana e tifozëve serbë në një ndeshje të zhvilluar në Serbi.
Shoqata Angleze e Futbollit, përmes një deklarate të shkruar, ka thënë se ka njoftuar UEFA-n për disa incidente të racizmit kundër lojtarëve me ngjyrë të Anglisë.
Serbia mund të përballet me ndëshkim nga UEFA nëse gjendet fajtore për racizëm.
Në ndeshjen e zhvilluar në Krueshevc, Anglia ka mundur Serbinë me rezultat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për kampionatin evropian nën 21.
Menjëherë pas lojës, serbët thuhet se kanë sulmuar lojtarët dhe zyrtarët anglezë, duke hedhur objekte të ndryshme dhe duke bërtitur parulla raciste.