Anglia dhe Franca në çerekfinale
Varrshavë, 20 qershor - Seleksioni futbollistik i Anglisë e ka përfunduar pjesën e parë të Kampionatit Evropian të Futbollit 2012, duke e zënë vendin e parë në Grupin D, kështu që në çerekfinale takohet me Italinë, më 24 qershor.
Mbrëmë Anglia e mundi Ukrainën me rezultat 1:0, kështu që vendi mikpritës i kampionatit e përfundoi pjesëmarrjen e vet në këtë kampionat.
Poashtu, në çerekfinale nuk është kualifikuar as organizatori tjetër i kampionatit, Polonia.
Në takimin tjetër të grupit D, Suedia e mundi Francën me rezultat 2:0, por megjithatë për çerekfinale u kualifikua Franca, e cila më 23 qershor ndeshet me Spanjën.
Sot në kampionat është ditë pushimi ndërsa nesër zhvillohet takimi i parë çerekfinal ndërmjet Çekisë dhe Portugalisë.
Më 22 qershor luhet ndeshja tjetër çerekfinale Gjermania Greqia.