Anelka te Juventusi për gjashtë muaj
Torino, 27 janar - Ish-sulmuesi i Chelsea-t, Nicolas Anelka, është gati që të transferohet tek kampionët në fuqi të Juventusit për një periodhë 6 mujore. Sipas mediave italiane, Anelka ndodhet momentalisht në Torino për të kryer testet mjekësore tek Zonja e Vjetër.
Sulmuesi 33 vjeçar ka qenë nën shënjestër të spekulimeve për një rikthim të mundshëm në Premier League, përkatësisht tek skuadra e QPR-së, por ngjarjet rodhën ndryshe për të ardhmen e francezit.
Juventus ka qenë në kërkim të një sulmuesi prej kohësh dhe nënshrkimi me Fernando Llorenten ka zgjidhur tashmë dilemat afatgjata të bardhezinjve. Por sulmuesi spanjoll do të transferohet vetëm në verë tek kampionët.
Juventus në këtë mënyrë kërkon të mbushë boshllëqet në sulm me një kontratë 6 mujore me Anelka, deri sa sulmuesi Llorente të bëhet plotësisht pjesë e skuadrës. Në këtë mënyrë, sulmuesi francez i bashkohet forcës sulmuese të Juventusit, e cila kërkon të mbrojë titullin e Serie A këtë sezon.