Anelka mund të largohet nga Chelsea në janar
Londër, 24 nëntor - Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka aluduar se ai mund të largohet nga Chelsea në janar.
Më pëlqen të luaj këtu. Chelsea ka qenë ekipi më i mirë në karrierën time dhe ka qenë eksperiencë e mirë të luaj me Drogbën, Terryn, Lampard dhe Maloudan.
Unë kam shpresuar të fitoj edhe një titull me Chelsean këtë sezon, por si duket kjo nuk do të ndodhë, theksoi Anelka.