10 Janar 2025

Andres Iniesta futbollisti më i mirë i Evropës

Barcelonë, 30 gusht - Mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, Andres Iniesta është shpallur futbollisti më i miri i edicionit 2011/2012 nga UEFA.

Ai fitoi në konkurrencë të ngushtë me bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Mesin dhe yllin e Real Madridit, Kristiano Ronaldo.
 
Votimi u bë ‘online’ nga një panel prej 53 gazetarëve sportivë të pranishëm në sallën ku u mbajt ceremonia brenda 30 sekondash. Iniesta këtë çmim e fitoi duke iu falënderuar parasegjithash suksesit të arritur me kombëtaren spanjolle në Euro 2012, ku u shpall kampion evropian.

Trofeun e lojtarit më të mirë Iniestës ia dorëzoi presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i cili me këtë rast theksoi se gazetarët nuk e kanë pasur aspak të lehtë për të zgjedhur më të mirin, për shkak të konkurrencës tejet të fortë.

“Jam shumë i lumtur për këtë trofe dhe për mundësinë që më është dhënë t’i gëzohem këtij trofeu. I jam mirënjohës kolegëve të mi nga Barcelona dhe kombëtarja, pa të cilët sigurisht se nuk do të arrija ta fitoja këtë trofe”, ka theksuar Iniesta.

Është interesant fakti se ashtu sikurse në ndeshjen e mbrëmshme të Superkupës, Mesi dhe Ronaldo, edhe në këtë ceremoni nuk ia shtrinë dorën njëri-tjetrin, gjë e cila dëshmon se rivaliteti ndërmjet tyre është i skajshëm, megjithëse ata gjithmonë janë shprehur se nuk luftojnë me njëri-tjetrin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)