Anderson në shitje
Manchester, 11 shtator - Mesfushori 24 vjeçar, braziliani Anderson së shpejti do të duhet karrierën e tij prej futbollisti ta vazhdoj jashtë Manchester United-it, pasiqë Sir Alex Ferguson nuk llogarit në kualitetet e tij.
Për mediat angleze strategu historik i Djajve të Kuq, ka treguar frustrimin që ka për mesfushorin duke kritikuar formën e tij momentale
Ai nuk arriti që tek ne të tregon potencialin e tij dhe talentin që ka dhe kjo mua më pengon shumë. Fundja ai është në ekip për të dëshmuar këtë gjë por fatkeqësisht nuk po arrin atë që gjithë e presim nga Anderson,shpresoj mos të ketë fatin e Michael Owen-it i cili gjatë kohë pati probleme me disa lëndime dhe u dasht që të largohet, përfundoi Ferguson
Kjo deklaratë vjen edhe si rezultat i sezonit të kaluar ku Braziliani ka bërë vetëm 10 paraqitje si shkak i lëndimeve të shumta dhe padyshim si rrjedhojë e kësaj atij i rrezikohet e ardhmja në Manchester.
Një zyrtarë i Djajve të Kuq ka bërë të ditur se Anderson do të shitet me çmim të lartë që sadopak ti afrohet vlerës që u tranferua nga Porto me shifrat e 22.5 milion euro, njofton INA
Deri në afatin kalimtar të janarit ekziston mundësia që kjo situatë të ndryshon rrënjësisht në qoftë se Braziliani arrin ti përmbush kërkesat e Fergit në terrenin e gjelbër .