15 Maj 2025

Ancelotti: Ronaldo është nga një botë tjetër

Madrid, 11 nëntor - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas fitores së skuadrës së tij kundër Real Sociedadit, ka lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldon.

“Los Blancos” mbrëmë në “Bernabeu” mundi Sociedadin me rezultat 5-1, ndërsa asi portugez ka shënuar tregolësh në këtë ndeshje.

Tekniku i madrilenëve pas ndeshjes tha se niveli i Ronaldos është nga një botë tjetër. Ai thotë se është vështirë të gjesh fjalë për ta përshkruar lojën e tij.

“Niveli i tij është nga një botë tjetër. Shënon me lehtësi te pabesueshme dhe është vështirë të gjesh fjalë për ta përshkruar atë. Ai në këtë ndeshje ishte i përsosur”, ka thënë Ancelotti.

Ai beson se Ronaldo do të vazhdoj më formën e tij të mirë edhe në ndeshjet e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)