Ancelotti mohon negociatat me Romën
Milano, 7 dhjetor - Ish-menaxheri i Milanit dhe Chelseat, Carlo Ancelotti, ka mohuar se ai është duke negociuar me Romën për të marrë në drejtim ekipin italian.
Sinqerisht dyshoj se Roma ka menduar të më angazhojë mua si trajner për momentin, përndryshe ata sigurisht do të më kishin kontaktuar.
Unë dëshiroj që Luis Enrique dhe ekipi të dalin nga ky moment i vështirë sa më shpejt që është e mundur, ka thënë Ancelotti.