Ancelotti & Luiz shpallen trajneri dhe lojtari më i mirë i muajit
Manchester, 2 prill - Dyshja e Chelseat, Carlo Ancelotti dhe David Luiz janë shpallur trajneri & lojtari më i mirë i muajit pas katër jave impresive.
Menjëherë pasi ka arritur në Angli gjatë transferimit në Janar, Luiz ka pasur një start të shkëlqyer me ekipin e tij të ri, duke shënuar dy gola vitalë kundër rivalëve Manchester City & Manchester United, duke mbajtur shpresat gjallë në luftën për titull.
Ndërkohë, Ancelotti ka fituar çmimin si menaxheri i muajit për të dytën herë këtë sezon,duke tejkaluar skuadrën e strategut italian, Roberto Mancini, me çrast Chelsea ngritet në pozitën e tretë me 54 pikë të mbledhura.