Ancelotti kërkon punë

Madrid, 24 shtator - Ish trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka thënë se është shumë i uritur që të drejtoi sërish një skuadër nga Premier League.
Italiani i cili u shkarkua menjëherë pas ndeshjes së fundit të sezonit të kaluar në Angli, shprehet se është shumë i gatshëm të rinis punën e trajnerit në Angli.
E dua shumë futbollin në Angli. Për momentin në Angli bëhet futbolli më i bukur në botë.
E kam thënë edhe më herët nuk frikësohem nëse pauzojë për një vit, jam duke kërkuar zgjidhje që të qëndrojë në Angli, ka thënë Ancelotti për mediat në ishull.