Ambrosini përfundon karrieren me Milanin
Milano, 12 qershor - Epoka e Massimo Ambrosinit në Milan ka marrë fund. Rossoner nga viti 1995, kapiteni i lindur në vitin 1977 nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me ekipin italian, e cila skadon më 30 qershor, kështu që ai sezonin e ardhshëm do të luajë në një ekip tjetër.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani. Pas 18 vjetësh do të ndahen rrugët ndërmjet Ambrosinit dhe Milanit. Nëse Abiatti është dakord, sezonin tjetër Montolivo do të jetë kapiten yni, theksoi numri 2 i Milanit.
Për Ambrosinin hapen dy rrugë: Premierliga, ku e kërkon Ëest Ham United, ose MLS, kampionati amerikan i futbollit.