11 Janar 2025

Ambrosini largohet nga Milani

Milano, 25 shkurt - Mesfushori Massimo Ambrosini ka thënë se është i vetëdijshëm se mund të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni.

Kontrata e tij me gjigantin italian do të skadojë gjatë verës dhe ende nuk dihet nëse atij do t’i ofrohet mundësia e vazhdimit të qëndrimit në San Siro.

“Nuk dua të pensionohem, dua të vazhdoj të luaj”, deklaroi Ambrosini i cili do të mbush 36 vjet në maj.

“Por, e di se projekti i ri i klubit bazohet në futbollistë të rinj dhe do të shohim se çka ndodh. Nëse largohem nga Milan nuk do të luaj për ndonjë skuadër tjetër italiane, kjo është e sigurt”, përfundoi kapiteni i Rossonerëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)