Ambasada e Shqipërisë mban koncert festiv
Prishtinë, 19 qershor - Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, ka njoftuar se sonte në prag të ndeshjes së futbollit Shqipëri Rumani, do të organizojë një koncert festiv madhështor.
"Në këtë koncert do të performojnë artistë nga grupet artistike të Vlorës, Tropojës dhe Kukësit së bashku me këngëtaret Ilir Shaqiri dhe Ermira Babaliu. Koncerti do të mbahet në Sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:45", është thënë në njoftimin për media të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.