Amauri përfundon tek Fiorentina
Torino, 19 janar - Pas shtatë muajve tratativa, refuzime dhe polemika Amauri Carvalho është larguar Juventusi, skuadra e cila e kërkoi fortësisht lojtarin gjatë verës së 2008 dhe që pas ardhjes së Contes në drejtim të bardhë e zinjve duhet thënë se Amauri nuk ka qenë as në pankinën e skuadrës.
Sulmuesi me origjinë italo-braziliane më në fund ka gjetur një skuadër të re e cila është pikërisht Fiorentina.
Dy klubet kanë arritur në një akord dhe kjo pas bisedimeve të shumta ku me sa bëhet e ditur drejtuesit respektiv kanë rënë dakord dhe për sa i përket problemeve me të ardhurat, që duhet thënë se fillimisht kishin bllokuar tratativat.