Amauri: Nuk largohem nga Juve
Torino, 15 janar - Sulmuesi i Juventusit, Amauri ka zbuluar se ai nuk do të largohet nga Zonja e Vjetër gjatë janarit, duke konfirmuar fjalët e agjentit të tij Giampiero Pocetta.
Tani për tani dua të punoj me maksimumin e aftësive që kam në mënyrë që ti kontriboj ekipit, e më pas në qershor do të vendosi për të ardhmen time.
Tani për tani gjërat nuk po shkojnë mirë, por unë nuk dua të largohem. Unë dua të qëndroj te Juventusi së paku deri në qershor, deklaroi Amauri.