Alves: Do ta respektoj kontratën
Barcelonë, 15 qershor - Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të largohet nga Barcelona, duke garantuar qëndrimin në Camp Nou.
Braziliani është lidhur me një largim nga Barcelona, por interesimi i klubeve tjera për të ka qenë i dobët, prandaj ai mendon të qëndrojë te Barcelona.
Unë kam kontratë deri në vitin 2016 dhe dua të përmbush këtë. Unë jam i lumtur te Barcelona. Shumë gjëra thuhen, por të gjitha janë spekulime, ka theksuar Alves.