24 Dhjetor 2024

Alpinistja Ibrahimi shpalos programin dhe planet e '14 Majat e Himalayeve'

Prishtinë, 23 janar - Alpinistja e parë shqiptare që ngjiti majën më të lartë të tokës, Everest 8848, Uta Ibrahimi do të nisë  fushatën “14 Majat e Himalajeve” me një konferencë për media që do të mbahet sot në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë.

Uta do të lancojë kampanjën për mbledhjen e një pjese të donacioneve e cila do të shkon nëpërmejt Kosova Ideas dhe të njejtën kohe do të shpalosë programin dhe planet e  “14 Majat e Himalayeve” të cilat do të nisë ti realizoj këtë pranverë.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë shoqatat bjeshkatare nga Gjakova, Prizreni dhe Prishtina e gjithashtu Shoqata Dajti nga Shqipëria si dhe Federata Bjeshkatare Alpine e Kosovës.

Në përkrahje të Utës do të  jenë edhe kolegë dhe bashkëpunëtor të cilët ndihmuan në realizimin e kësaj kampanje.

Pasi ka pushtuar dy majat më të larta në botë, Majen e Everestit (8,884m) dhe Majen Manasulu (8,163m) Uta planifikon që deri në 2023-tën të ngjitë edhe 12 maja të tjera, një plan ky shumë ambicioz dhe i vështirë pasi  pak alpinistë në botë kanë tentuar me sukses pushtimin e 14-të majave të Himalajeve.

Ekspedita për pushtimin e 14 Majave në Himalaje fillon zyrtarisht me ngjitjen në majen Lhotce (8516) Prill - Maj 2018 dhe pastaj K2 (7,221m) Korrik - Gusht 2018.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)