Allegri, shpallet trajneri i vitit në Itali
Romë, 2 shkurt - Trajneri i Cagliarit, Massimiliano Allegri, ka fituar çmimin për trajnerin më të mirë të vitit në Itali- "Banka e Artë".
Ky është një vlerësim i punës së shkëlqyer të Allegrit, i cili ka arritur të bëjë një punë të madhe me Cagliarin, që aktualisht mban pozitën e nëntë në tabelë, por është vetëm gjashtë pikë larg vendit të katërt.
Në garën për trajnerin më të mirë të vitit, 42-vjeçari ka arritur 'ta mposhtë' madje edhe Jose Mourinjon.
"Jam i lumtur për këtë çmim, nuk mendoj se kam qenë në duel me Mourinjon. Nuk jam i lumtur që dola para Mourinhos, por për faktin se trajnerë të shkëlqyer votuan për mua", është shprehur Allegri.