Allegri: Nuk ka mosmarrëveshje me Seedorf
Milano, 25 prill - Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka mohuar spekulimet që thonë se ai ka probleme me mesfushorin veteran, Clarence Seedorf.
Nuk ka luftë mes meje e Seedorf. Ka diskutime në zhveshtore, por kjo është normale, ndërsa nuk ka luftë me të ose ndonjë lojtar tjetër, ka thënë Allegri.
Ndërkaq, Clarence Seedorf ka pranuar se ka shprehur pakënaqësinë e tij kundrejt trajnerit, pas barazimit prej 1-1 ndaj Bolognas.
Holandezi ka deklaruar se nuk është i kënaqur me situatën aktuale të Milanit dhe se këtë ia ka bërë të qartë trajnerit.