Allegri mohon akuzat e Gattusos
Milano, 8 gusht - Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, i është kunërpërgjigjur akuzave të Rino Gattusos se në zhveshtoren Rossonere mbretëron kaos.
Gattuso, tani lojtar i Sionit, ishte shumë kritik për aftësitë në lidership të Allegrit, duke pohuar se ekziston kaos në zhveshtoren e Milanit.
Rregullat kurrë nuk u shkelën. Në çdo zhveshtore ka momente të tensionit, por nuk është se edhe gjatë sezonit kur fituam titullin kishte gjithmonë momente të mira. Ka karaktere ndaj të cilëve duhet të jeni të mirë dhe të tjerë të cilët duhet tu tërhiqet vërejtja, ka deklaruar Allegri.