28 Dhjetor 2024

Alexandre Pato rrezikon burgun

Milano, 29 korrik - Sulmuesi i AC Milanit, Alexandre Pato mund të përfundojë në burg, nëse këtë e kërkon ish-bashkëshortja e tij.

Pato nuk është duke i paguar alimentacionin ish-gruas së tij dhe për këtë avokati i saj ka kërkuar dënimin me burg për futbollistin në një gjyq të Rio de Janeiros. Këtë herë sulmuesi ka fituar, por ish-bashkëshortja e tij nuk do të heqë dorë.

“Po kërkojmë mundësinë më të mirë për të kërkuar dënimin me burg për Patos”, tha avokati i saj. Sipas vendimit të gjyqit futbollisti ishte dashur të pagujë 22 mijë euro alimentacion në muaj, të cilat ai më nuk dëshiron t’i paguajë.

\"Kur janë martuar, Pato i kishte kërkuar gruas së tij që të heqë dorë nga puna dhe ai do ta pagujë nga 22 mijë euro çdo muaj. Pagesën e ka vazhduar deri sa kanë qenë të martuar”, tha avokati. Pas divorcit ai i kishte ofruar asaj 2 mijë euro deri në fund të vitit.

Gjyqi në fillim kishte vendosur se Pato është i obliguar të paguajë 22 mijë euro, të cilat pagesa nuk i ka bërë.

Rasti për momentin është ndalur. Pato si duket se ka harruar ish-bashkëshorten e tij, Stephany, pasi që tani është në lidhje me vajzën e Silvio Berlusconit, Barbara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)