Aleksandër Ceferin zgjedhet presidentin e UEFA-s
Gjenevë, 14 shtator - Organi administrues i futbollit Europian UEFA zgjodhi sot kreun e futbollit slloven Aleksandër Ceferin si president të ri të saj. Rezultati i votimit ishte 42 vota pro dhe 13 kundër.
Zoti Ceferin do të zëvendësojë në këtë post ish-kreun e UEFA-s, Michel Platini, i cili në muajin maj u ndalua për katër vjet nga futbolli i organizuar për shkelje të etikës.
Ceferin fitoi në garë ndaj zëvendës presidentit të UEFA-s Michael van Praag, rivali i tij i vetëm për këtë post, dhe do të përfundojë mandatin e Platinisë, që mbaron në vitin 2019.
48 vjeçari Ceferin ka qenë kreu i federatës së futbollit slloven dhe nuk kishte shërbyer si anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s.
Platini u ndalua nga organizatat e futbollit për shkak se mori një pagesë prej 2 milionë dollarësh nga organi administrues i futbollit botëror për të punuar si këshilltar i presidentit të saj të atëhershëm, Sepp Blatter. Blatter gjithashtu dha dorëheqjen nga posti i tij në vitin 2015 gjatë hetimeve për korrupsion.