Alcantara zyrtarisht në Bayern Munchen
Munchen, 15 korrik - Bayern Munich ka konfirmuar nëpërmjet faqes zyrtare se ka arritur marrveshje me Barcelonën për Thiago Alcantaran për shumën e 25 milionë eurove.
Një pjesë e kësaj shume do të paguhet me fitimet e një miqësoreje që të dyja skuadrat do të zhvillojnë.
Thiago ka pranuar uljen e pagës vetëm për tu bashkuar me Guardiolën në Gjermani, ku 22-vjeçari pritet ti nënshtrohet vizitave mjekësore gjatë javës në vazhdim dhe më pas do të firmosë kontratën e re me kampionët e Europës.