Albiol mohon largimin nga Real Madrid
Madrid, 26 shtator - Mbrojtësi i Real Madrid, Raul Albiol, ka konfirmuar se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi në janar, edhe pse mediat spanjolle kohët e fundit e lidhnin atë me një kalim në Malaga dhe në ish-klubi ne tij Valencia.
"Aksush nuk më ka thënë se unë do të largohem. Unë dua të punojë shumë për ta ndihmuar ekipin në mënyrat në të cilat unë mundem. Ne duhet të punojmë shumë dhe të qëndrojmë së bashku, sepse ky sezon është shumë i vështirë,"tha mbrojësi qendror i Realit, Albiol.
"Unë përgëzoj tifozët pasi që janë të durueshem me ne dhe që nuk ndalën duke na mbështetur në asnjë moment."përfundoi Albiol, informon portali Qendra.
Pas fitores së shtunës, gjigandët spanjoll kanë lëvizur në vendin e katërt, një pikë prapa rivalëve të tyre, Barcelonës.