Al Shabab kërkon Ronaldinhon
Riad, 8 korrik - Skuadra saudite Al Shabab ka shprehur interesim për mesfushorin brazilian, 33-vjeçarin Ronaldinho.
Ronaldinho aktualisht është pjesë e skuadrës braziliane Atletico Miniero, me të cilën ka kontratë deri në fund të këtij viti.
Krerët e ekipit Al Shabab, kanë bërë të ditur se Ronaldinhos i kanë ofruar një kontratë trevjeçare, me pagë vjetore prej katër milionë eurosh.
\"Ne jemi të interesuar për Ronaldinhon, por ai mund të vijë vetëm nëse nuk kërkon pagë të lartë dhe ka sjellje të mira.\"
\"Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe do të kryente një punë të madhe për ekipin tonë\", ka thënë nënkryetari i ekipit nga Arabia Saudite, Khalid Bu Humaid.