Aksidentohet Ronaldinho
Lagoe Santa, 2 nëntor - Ronaldinho frikësoi për disa momente tifozët dhe adhuruesit të tij në një aksident në Lagoe Santa të Brazilit.
Ish lojtari i Milanit dhe Barcelonës po udhëtonte me makinë drejt qendrës stërvitore kur u përplas me një makinë tjetër ndërsa edhe një kamion u përplas me dy mjetet e përfshira në aksident.
Sipas mediave braziliane, për Ronaldinhon nuk pati asnjë lëndim apo problem dhe kjo e tregon dëshmia e shokut të tij të skuadrës, sulmuesit Jo që tha se fantazisti erdhi në kohë dhe u stërvit me skuadrën.
Nga aksidenti drejtuesi i mjetit tjetër që u përplas me makinën e Ronaldinhos u dërgua në spital ndërsa për të tjerët asnjë pasojë. Ronaldinho që ka shënuar deri tani 7 gola pritet të luajë pa problem të dielën ndaj Coritibias.