Akademia Real Madrid hap kampin stërvitor basketbollistik në Kosovë

Prishtinë, 12 gusht - Bashkëpunimi me klubin më të madh të basketbollit në Kosovë, KB Prishtina dhe në mes të kompanive MIK Sports dhe STE Robin Krasniqi, i then barrierat dhe i hap derën basketbollit kosovar dhe atij shqiptar që të afirmohet në skenën ndërkombëtare.
Ky kamp stërvitor i basketbollit është një mundësi shumë e mirë për talentët e basketbollit të moshave rinore si dhe për të gjithë të interesuarit e tjerë që kanë dashuri për sportin e basketbollit.
Veçantia e këtij kampi është se do të marrin pjesë trajnerë profesionist nga akademia e basketbolit të klubit të famshëm, Real Madrid të cilët do të shoqërohen edhe me trajnerë vendor në mënyrë që të shkëmbehen idetë dhe përvojat në mes tyre.
Kampi fillon me 30 gusht dhe përfundon me 10 shtator. Regjistrimi për të interesuarit fillon që nga dita e mërkurë, me 11 gusht, 2021 për të gjitha grupmoshat 6-18 vjec.