Aitor Karanka: Po iku Mourinho, unë do ti shkoj pas
Madrid, 10 dhejtor - Zëvendëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka nuk e ka ndërmend të ndjekë shembullin e Tito Vilanovës së Barcelonës.
Ai ka bërë të ditur se do të largohet nga Reali, nëse një gjë të tillë e bën Josde Mourinho.
Të ardhmen e Jose Mourinhos e di vetëm ai. Ju garantoj se nuk ka shprehur asgjë se çfarë do të bëjë dhe mendoj se nuk ka ndërmend të largohet. Jemi të fokusuar te ky sezon, i cili ka edhe shumë rrugë deri në fund. Po iku Mourinho?\"
\"Atëherë unë do e ndjek nga pas, sepse ai është trajneri i duhur për këtë skuadër dhe asnjë tjetër nuk do të kishte punuar më mirë se ai këtu, deklaroi Karanka.