Ahmet Hoxha fiton derbin e xhiros së tretë
Prishtinë, 2 prill - Dje dhe sot në sallën e pingpongut të Pallatit të Rinisë në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së tretë dhe të katërt të ligës së parë dhe superligës në kampionati ekipor të Kosovës për vitin 2017.
Të shtunën ishte ndeshje interesante dhe shumë të barabarta, vlen të përmendet fitorja e ngushtë e Sharrit ndaj Vitisë dhe Dardanës ndaj Vllaznimit.
Të dielën ishin shumë ndeshje të përafërta, por favoritët nuk lejuan befasi, e gjithashtu e patëm edhe derbin që vërtetoi këtë epitet, ishim dëshmitar të një drame dhe lufte të pa kompromis ndërmjet dy klubeve rivale të kamotshme, Ahmet Hoxhës me lojtarë me përvojë, dhe Lidhjes së Prizrenit me talentet e rinj.
Në një ndeshje që zgjati më shumë se 3 orë, që nga fillimi dukej se do të kemi ndeshje të fortë, që rezultoi edhe më dramë, në fund përvoja triumfoi ndaj talentit.