Ahmed Januzi pranë transferimt në Hannover 96
Tiranë, 4 janar - Sulmuesi shqiptar Ahmed Januzi duket shumë pranë transferimt në Gjermani te Hannover 96 por vlera e kartonit të tij përbën pengesën e vetme për afrimin e tij me ekipin e Altin Lalës.
19-vjeçari Mushaga Bakenga i Rosenborg ishte opsioni i parë për trajnerin e Hannover, Mirko Slomka, por ajo që kërkon klubi norvegjez dhe ajo që ofron klubi gjerman janë shumë larg njëra-tjetrës. Kështu që në këtë rast Januzi kthehet në opsion të rëndësishëm për teknikun e klubit të Bundesligës.
Por edhe per sulmuesin shqiptar te Vorskla Poltava, lëvizjet nuk janë aq të lehta pasi sulmuesi i Kombëtrares sonë ka firmosur një kontratë që e mban në Ukrainë deri në vitin 2014, ndërsa tani kërkon transferimin drejt perëndimit.
Agjenti i tij Mergim Bekteshi ka deklaruar se Vorskla dëshiron të përfitojë rreth 1.5 milion nga shitja e Januzit, por Hannover 96 është gati të ofrojë vetëm gjysmën e kësaj shifre.