Aguero shpëton Argjentinën nga katastrofa
Buenos Aires, 2 korrik - Fillon gjithçka në Argjentinë e shumëpritura Kupa e Amerikës ku është luajtur ndeshja e parë ndërmjet Argjentinës dhe Bolivisë ku gjithçka ka mbaruar me rezultatin e barabartë 1-1.
Ka qenë Sergio Aguero ai që ka shpëtuar Argjentinën nga një katastrofë pasi ka qenë ai autori i barazimit në minutën e 75′.
Një ndeshje plot ritëm dhe raste nga të dyja palët ka qenë ndeshja Argjentinë-Bolivi.Edhe pse në shtëpinë e saj Argjentina me yjet e saj nuk ka mundur të fitojë.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0.Me fillimin e së dytës ka qenë Bolivia që ka kaluar në avantazh e para në minutën e 48′ me anë të Edivaldos. Por shpëtimtari i Argjentinës ka qenë Aguero me një gol në minutën e 75′ ka barazuar gjithçka.