22 Prill 2025

Aguero: Nuk kthehem te Atletico

Buenos Aires, 14 korrik - Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, e ka bërë të qartë se nuk do të mbajë më fanellën e Atletico Madridit.

Aguero ka deklaruar më herët se dëshiron ta vazhdojë karrierën në një klub më të madh, ndërsa Real Madridi dhe Juventusi kërkojnë shërbimet e tij.

Mirëpo, çmimi prej 45 milionë eurosh i vënë nga Atletico është shumë i lartë. Por, sidoqoftë, lojtari ka deklaruar se ka marrë fund qëndrimi i tij në Vicente Calderon.

“Nuk do të kthehem te Atletico, kjo është e qartë. Kam nevojë të marrë ajër të freskët”, ka thënë Aguero për ESPN.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)