Agjenti i Llorente kontakte me Inter
Milano, 25 shtator - Fernando Llorente nuk po kalon një moment të mirë te Athletic Bilbao. Sulmuesi bask po paguan dëshirën e tij për tu larguar nga klubi në të cilin u rrit si futbollist, duke parë që tifozët nuk po e përkrahin këtë qëndrim të \"sforcuar\" të tij.
Juventus qëndron gjithmonë në rradhë të parë për të shërbimet e sulmuesit 27-vjeçar, por sipas asaj që raporton \"Sky\", orët e fundit ka patur kontakte mes agjentit të sulmuesit të Athletic Bilbao dhe drejtuesve të Inter.
Për momentin asgjë nuk është zyrtare por pritet që në merkaton e janarit, Llorente të jetë një ndër futbollistët më të përfolur dhe një nga \"telenovelat\" më të ndjekura.