Agim Tahiraj, Gjyqëtari më i mirë për 2011

Prishtinë, 15 mars - Kosova Boxing kësaj radhe ju sjell një intervistë me gjyqëtarin më të mirë për 2011 nga FboxK-së, Agim Tahiraj. Edhe vitin e kalur ju kemi sjellur një intervistë nga gjyqëtari tjetër Rrustem Konjuhi, ku krahas boksierëve, trainerëve, analistëve dhe ekspertëve, ne ju sjellim edhe për personat që kontribojnë në shumë fusha për boksin tonë.
Tahiraj njëherit është edhe trainer në klubin më të trofeshëm shqiptar K.B. Prishtina. Kontributi i tij ka qenë mjaft i madh në vitin që lamë pas, ku krahas ndarjes së drejtësisë, punës në shkollë të boksit, ai ka qenë bashkëorganizator dhe incijator në themelimin e turneut Qershori i Lirisë për ditën e çlirimit të kryeqytetit të Kosovës, dhe riaktivizimin të turneut tjetër në Drenas për heroin kombëtar Rasim Kiçina.
Kosova Boxing : Për shumë vite ndani drejtësinë në ring. Sa është e vështirë puna e gjyqëtarit?
Agim Tahiraj : Që nga viti 2001 jam gjyqëtar dhe ndaj drejtësinë në ringun e boksit, dhe jam i kënaqur që e bejë këtë punë. Mund të them se jemi gjyqëtarët më të mirë në rajon dhe me gjerë. Këtë e them pasi që kemi patur raste të takohemi edhe jasht Kosovës në turne të ndryshme ku ne ato vende eshte diskutuar dhe është thënë se në Kosovë është referimi më i mirë dhe më i drejti në rajon dhe me gjerë, këtë e kanë thenë trainer dhe gjyqëtar të huaj.
Për këtë mund të falenderoj kryetarin dhe sekretarin ku dhe janë gjyqëtaret me me përvoj dhe punë te gjatë në Kosovë sa i perket referimit, pra Rrustem Konjuhi dhe Latif Demolli, ku të pakten nga dy herë në vitë mbajm seminare dhe në keto seminare kemi qenë gjithmonë të informuar për çdo gjë që ka ndodhur në ndryshimin e rregullave dhe kategorive në AIBA dhe EUBC, andaj ju jam shumë mirënjohes për çdo që ne kemi mësuar.
Kosova Boxing : Vitin e kaluar u zgjedhët gjyqëtari më i mirë. Sa jeni i lumtur më këtë detyrë dhe arritjet tuaja?
Agim Tahiraj : Për pytjen e berë se çfarë ndjenje është per mua qe jame shpallur gjyqtar i vitit 2011, mund të them se është një ndjenjë e mirë pasi që është vleresuar puna ime, ndoshta shumë vjeçare që e bejë në këtë lami, dhe falenderoj ata qe e kanë vleresuar punën time. Mund të them se është kënaqësi kur të shpallesh më i miri i vitit, për çdo njeri e besoj se edhe për mua.
Kosova Boxing : Çfarë është dallimi ndërmjet gjyqëtarit dhe trainerit?
Agim Tahiraj : Dallimi mes këtyre dyjave janë koncetrimi dhe relaksimi. Kur them te koncetrimi është kur ndaj drejtësinë që duhet maksimalisht të jam i koncetruar, që është punë me përgjegjësi të madhe. Ndërsa puna e trainerit është relaksuese sepse punohet me të rinjë dhe i përgadisim në mënyrë edukative, fizike, kondicionale, psiqike, gjë që duhet të jemi pedagogë të mirë.
Kosova Boxing : A e ndani njëren detyrë nga tjetra. Cila ju pëlqen më shumë?
Agim Tahiraj : Si të them, si punë më pelqejnë të dyjat. Po të mos i pëlqeja do e beja vetëm njerën, andaj i pëlqej të dyja dhe i punoj me kënaqesin më të madhe. Mundohem të kryej detyrën në mënyrën më të mirë.
Kosova Boxing : Jeni pak aktivë në turnet jashtë Kosovës. Kur mund të shofim Agimin në ndonjë ring jashtë Kosovës apo në një ring ndërkombëtar duke ndarë drejtësinë?
Agim Tahiraj : Kjo nuk varret nga unë, disa ende nuk kemi licenca ndërkombëtare që të referojmë jashtë shtetit. Ne nuk jemi të pranuar në AIBA dhe EUBC. Dëshira jonë është e madhe por presim se kur kjo do të ndodh.
Kosova Boxing : Cilat janë synimet e tuaja për të ardhmen?
Agim Tahiraj : Synimi im kryesor është që një ditë të ndaj drejtësinë në ringjet botërore. Të krijojë kushte në palestër sa më të mira për boksierët tanë. Të riaktivizoj klubin e Drenasit ku kamë filluar punën si trainer, sepse ajo trevë ka shumë talentë.
Kosova Boxing : Dhe për fund, a keni të shtoni diçka.
Agim Tahiraj : Dua të falenderoj juve z.Artan, që keni gjetur kohën për të më intervistuar. Falenderoj agjencionin Kosova Boxing ku çdo herë jemi të njoftuar për të gjitha ngjarjet sportive dhe rezultatet e boksierve shqiptar. Ju dëshirojë suksese tjera.
Intervista u zhvillua në Prishtinë nga Artan Vërbica me datë 13 Mars 2012.