10 Janar 2025

Agim Ibrahimi në shënjestrën e PSG

Paris, 19 korrik - Pas Ibras së Milanit edhe shqiptari Ibra që aktualisht luan në Slloveni te skuadra e Mariborit, mund ti bashkëngjitet skuadrës së Paris Sen Zhermenit.

Një lajm i tillë senzacional vjen nga Sllovenia, më saktësisht nga gazeta e përditshme sportive “Ekipa” e cila pohon se Paris Sen Zhermeni do të blejë anëtarin e përfaqësueses së Maqedonisë, Agim Ibraimi.

Skuadra e cila për momentin është hit në futbollin botëror, duke mos kursyer mjete për të bërë një “drim-tim”, pas blerjeve të Lavecit, Veratit, Tiago Silvas dhe Zlatan Ibrahimoviçit, është e interesuar që të blejë edhe futbollistin shqiptarë nga Tetova, Agim Ibraimi, edhe atë për një shumë prej 1.6 milion euro.

Ibraimi sipas gazetës sllovene “Ekipa” me PSZH do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare, me një pagë vjetore prej 400 mijë euro.

Bisedimet veçmë kanë filluar, ndërsa do të duhet të vazhdojnë pas ndeshjeve që skuadra e Mariborit do ti zhvillojë kundër Zhelezniçarit nga Sarajeva në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve Evropian.

Në rast se arrihet deri te një transferim i tillë, atëherë Agim Ibraimi do të bëhet pjesë e një skuadre të madhe evropiane duke luajtur krahë për krahë me yjet e mëdha të futbollit botëror, si Zlatan Ibrahimoviç, Pastore, Laveci, Tiago Silva, Menez, etj, ndërsa trajner i tij do të jetë Karlo Ançeloti.

Pikërisht Ançelloti që është një mik i madh me drejtorin sportiv të Mariborit, Zlatko Zahoviç, ka inicuar bisedimet rreth një transferimi të mundshëm të Agim Ibraimit te Paris Sen Zhermeni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)