Adrien Rabiot do të rinovojë kontratën me Juventusin
Torino, 26 qershor - Adrien Rabiot do të rinovojë nesër kontratën me Juventusin. Klubi bardhezi ka arritur marrëveshje me agjenten, që është në fakt nëna e mesfushorit francez.
Pasi shqyrtoi të gjitha zgjidhjet e mundshme, duke qenë se kontrata që e lidh me klubin e Juventusit skadon më 30 qershor, Rabiot më në fund vendosi të vazhdojë aventurën e tij në Torino.
Rabiot do të jetë ende siguria e mesfushës së Allegrit, i cili shtyu fort dhe ushtroi presion për ta mbajtur francezin.
Maks Alegri e donte shumë këtë rinovim, ai do të vazhdojë t’i besojë çelësat e mesfushës francez.
Pra, do t’ia fillojë sërish nga ai dhe cilësia e tij në driblime dhe futje drejt portës kundërshtare.
Oferta që iu bë ishte 7 milionë euro pagë në vit, në fund Adrien u bind dhe zgjodhi sërish “Zonjën e Vjetër”.